Kumanovë: 38 vjeçari su*lmon punonjësen e spitalit

Të enjten herët në mëngjes, një 38-vjeçar nga Kumanova ka su*lmuar një punonjëse në spitalin e Kumanovës.

Policia ka gjetur dhe arrestuar 38 vjeçarin, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se ndaj sulmuesit është duke u përgatitur kallëzim penal.

“Me datë 29.09.2022, në ora 01:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin me inicialet F.J.(38) nga Kumanova, pasi me mjet të mprehtë ka sulmuar dhe lënduar punonjësen e Departamentit Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.