Sipas Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë, nga 24 raste të reja në Kumanovë dhe dy në Likovë që janë regjistruar dje, disa janë të vjetra, ndërsa ka edhe grupime të reja.
Në mesin e rasteve të reja, përveç të kthyerve që erdhën në shtëpi 4-5 ditë më parë, kemi edhe katër pacientë asimptomatikë, të cilët iu nënshtruan testeve PCR për t’u shkuar jashtë vendit ku ata jetojnë. Dy persona nga Kumanova poashtu janë pozitivë të cilët kthyen nga pushimet në Ohër, ndrësa kemi raste individuale të izoluara nga disa ndërmarrje në Kumanovë”, tha drejtori Arif Latifi.
Personi më i ri në moshë i infektuar me coronavirus është një 12 vjeçar, ndërsa më i moshuar një 83 vjeçar