Kumanovë: 12 raste të reja dhe dy viktima nga Covid-19

Ndonëse në Kumanovë për disa javë me radhë situata me virusin korona u qetësua dhe kishte shifra të ulta të të infektuarve, këto ditë përsëri ka rritje. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të reja me virusin korona, bëjnë të ditur nga Qendra për shëndet publik-Kumanovë. Prej 12 rasteve të reja, 11 janë nga Komuna e Likovës dhe vetëm nja nga Kumanova.

Nga kjo Qendër bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë edhe dy persona si rezultat i Covid-19, një pacient nga Sllupçani dhe një nga Nikushtaki. Përndryshe këto janë të dhënat që i ka llogaritur deri në këtë orë QSHP-Kumanovë, dhe pritet raporti final nga Instituti për Shëndet Publik.