Kumanovari Rexhai Xheladini, kandidati i vetëm shqiptar i partisë socialiste zvicerane në Gjenevë

Bashkatdhetari nga Kumanova, Rexhai Xheladini është kandidat nga Partia Socialiste për këshilltar në një komunë në Gjenevë.

Në garë është për mandatin e dytë, si i vetmi kandidat shqiptar nga kjo parti. Zgjedhjet do të mbahen mbahen me 15 mars, ndërsa në programin e tij, Rexhai Xheladini premton se do të angazhohet në Komunën Vernier kundër pabarazive sociale dhe për mbështetje të shtuar për njerëzit që jetojnë në pasiguri, sepse ai mendon se çdo banor mund të gjejë shpresë dhe të ndjehet mirë në këtë komunë.

Ai gjithashtu do të zhvillojë masa konkrete për të lehtësuar dhe mbështetur kujdestarët e familjes, siç janë “triskat e frymëmarrjes”, “grupet vetëmbështetëse”, etj.