Kumanovari i infektuar me Kovid 19 shkakton incident në Klinikën e Shkupit

Sigurimi në Kompleksin e Klinikave në Shkup e ka njoftuar të enjten policinë se një person në kovid-qendër shkel rendin dhe qetësinë me sjellje agresive ndaj personeli mjekësor.

Policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, të veshur me veshje mbrojtëse, me ç’rast kanë konstatuar se bëhet fjalë për 60 vjeçarin S.V. nga Kumanova, i infektuar me Kovid 19.

Ai nuk ka lejuar personelin mjekësor të futet në dhomën ku ka qëndruar, por me arritjen e policisë është qetësuar. MPB paralajmëron padi adekuate ndaj 60 vjeçarit.