Dy persona kanë mashtruar për 1 mijë euro një 72-vjeçar nga Kumanova, pasi i kanë premtuar se do t’i shesin arin me çmim më të ulët, informon tvfesta.
Dje në ora 15 në SPB Kumanovë një 72 vjeçar nga Kumanova ka raportuar se është mashtruar nga dy persona për një shumë prej 1 mijë euro.Sipas kallëzimit, njëri prej personave i ka ofruar që nëse i jepte para do t’i sillte flori me çmim më të lirë, e më pas pasi denoncuesi i kishte dhënë paratë, ai më nuk iu është përgjigjur.
SPB Kumanovë njofton se janë duke u marrur masa për zbardhjen e rastit.