Kumanovari dy herë e ka martuar vajzën e mitur për para, herën e tretë vajza kishte ikur nga shtëpia

MPB ka njoftuar se me 14.07.2024, në orën 22:00, në SPB Kumanovë, një e mitur nga Kumanova raportoi se babai i saj, Xh.S. nga Kumanova, e kishte martuar dy herë për një kompensim të caktuar monetar dhe kur ajo mësoi se ai planifikonte ta martonte për herë të tretë, ajo iku nga vendbanimi dhe e raportoi ngjarjen në stacionin e policisë. Po merren masa për të zbardhur rastin.