Të hënën (11.01.2021) në ora 11 e 30 në rrugën “Filip Vtori Makedonski” në Shkup, është arre*stuar 33 vjeçari me iniciale G.P. nga Kumanova, autor i disa veprave penale.
Pas bisedës së kryer, ai ka pranuar që me datë 21.12.2020 në një ordinancë private shëndetësore në Kisella Vodë në Shkup, ka kryer veprën penale “vje*dhje”, me ç’rast nga çanta ka marrë një kuletë me 15.000 denarë dhe me dy kartela pagesore.
Pasi ka kryer vjedhjen, me njërën prej kartelave ka blerë produkte në vlerë prej 30 mijë denarëve, kurse me tjetrën ka bë disa tentime të pasuksesshme për blerje.
Policia ka marrë nga kumanovari edhe disa kartela bankare që nuk kanë qenë në emrin e tij, si dhe të holla.
Te G.P. poashtu është gjetur edhe plu*hur i bardhë. Kundër tij do të ngritet padi adekuate.