Zhurma dhe tollovia nëpër tregjet e gjelbërt në Kumanovë sot janë zëvendësuar me qetësi. Tregu është i zbrazët ndërsa i gjithë qyteti pushon. Komuna e Kumanovës solli vendim që të gjithë tregjet e gjelbër të mbyllen derisa zgjat pandemia me Kovid-19.
Kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski tha se do të sjellë masa për lirim nga pagesa e qirasë për tezgat fikse dhe ato mobile në dy tregjet e gjelbër për periudhën gjatë së cilës tregtarët nuk do t’i përdorin tezgat.
“Dolëm me qëndrim që të mbyllen tregjet e gjelbër me një qëllim të vetëm, për shkak të qarkullimit të pakontrolluar të njerëzve në një hapësirë të mbyllur, ku nuk keni mundësi të bëni kontrolle të blerësve dhe të mallrave që po shiten, që mund të jetë shkaku shtesë për përhapje të virusit”, theksoi Dimitrievski.
Dimitrievski këmbëngul se i gjithë qyteti duhet të jetë i izoluar.
“Si masë parandalimi, i gjithë qyteti duhet të mbyllet, të mos hyjë virusi në qytet dhe të bëhet dezinfektim intensiv dhe të mos dilet nga qyteti. Fatkeqësisht, morëm informacione se nga dje deri sot kemi edhe një rast në Kumanovë. Ne kontaktojmë me të gjithë ata që dolën pozitivë në testimin dhe komuna u është në dispozicion të gjithë qytetarëve”, deklaroi Dimitrievski.
Përndryshe, nga SPB Kumanovë njoftojnë se dje ka pasur 4 shkelje të orës policore, ndërsa tre personave u është dhënë vërejtje./TV21