Kultivuesit e duhanit anuluan protestat pas takimit të sotëm me autoritetet

Blerja e duhanit vazhdon të hënën. Kultivuesit e duhanit vendosën të shesin duhan në provë për një javë dhe t’i ndalojnë protestat. Ata reagojnë se deri më tani duhani i klasit të parë shitet me një çmim sikur i treti. Për më tepër, prodhuesit e duhanit pyesin se si vlerësuesit gjoja gjetën gurë, dardha, mollë, gota në duhanin e tyre … kështu që ata iu minusojnë nga çmimi.

“Çdo kuti që nuk do të vlerësohet realisht duhet të lihet mënjanë. Nëse vlerësuesi nuk pajtohet me vlerësimin, duhet t’i paraqitet Komisionit të Shkallës së Dytë. “Nëse ulja është më e madhe se 5%, edhe ajo kuti duhet të hiqet dhe Inspektorati të njoftohet menjëherë, në mënyrë që të kontrollojmë pse u minusua kaq shumë’ deklaroi Mende Stomnarovski, Lidhja e Shoqatave të Duhanit.

Këtë vit u shit vetëm 1.6 për qind e duhanit, dhe vitin e kaluar këtë kohë u shitën 40% . 370 tonë duhan janë shitur për një çmim mesatar prej 165 denarë për kilogram. Kjo është rreth 990,000 euro. Nëse vitin e kaluar çmimi mesatar i duhanit ishte 220 denarë, këtë vit prodhuesit e duhanit humbën 330,000 euro. Ata kërkojnë subvencione të reja për të marrë të paktën 200 denarë për kilogram duhan. Përndryshe, paralajmërojnë bllokime.

“Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, por të paguhemi për vuajtjet tona. Deri të premten, do të shohim nëse marrëveshja do të respektohet apo jo. Nëse jo, do të përgjigjemi të martën, të mërkurën dhe të enjten. Ne nuk kemi ardhur të manipulohemi- pohoi Igor Mircevski, bordi iniciues.

Ministria e Bujqësisë nuk ka në plan të sigurojë subvencione shtesë për duhanin. Ata tashmë kanë shpenzuar 30 milion euro në vit për këtë. Nuk dihet nëse klasa e katërt e duhanit do të hiqet, dhe kështu çmimi i tij do të rritet. Prodhuesit e duhanit do të kenë takim të ri në Ministri brenda një jave, pas së cilës ata do të tregojnë se si ka shkuar shitja dhe nëse do të protestojnë./Alsat

https://www.youtube.com/watch?v=5kFbYav6GbY&feature=emb_err_woyt