Kulla: Ja çfarë pashë në kampin Al Hawl

Ka shkruar Ilir Kulla:
Al Hawl, Siri 20 tetor 2020 ne kohen e COVID. Ne cilesine e te derguarit te posacem te Presidentit Meta per ceshtjen e kthimit te femijeve shqiptare te mbetur ne Siri, vizitova kampin ne fjale i cili eshte ne kushte katastrofike sic e shikoni ne video diten e djeshme.

Me duhet te bej 2 apele nje per miqte e medias ne Shqiperi, kujdes ne cdo fjale dhe germe qe trasmetoni ne Shqiperi, pasi fale Internetit per pak minuta gjithcka trasmetohet ne Al Hawl dhe demton femijet dhe grate qe ndodhen aty.

Se dyti nje ftese per autoritetet e tjera ne vecanti per Kryeministrin nese duhet ti kthejme keta femije dhe keto gra shqiptare ne shtepite e tyre duhet seriozitet dhe profesionalizem, aspak diletantizem e mbi te gjitha para se dimri te na vere perpara te gjitheve bashke me COVID.