“Kuku Isuf-kuku Istref!”

Shkruan: Azgan Haklaj
Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin euroatlantik dhe drejt BE-së. “Shumica e re” vazhdoj rrugëtimin me lakuriqët e natës për të gjetur ngushëllimin në trekëndeshin Moskë-Ankara-Beograd.
Shqiptarizmi triumfoj mbi akordin pansllavo-neootoman.
Ndoc Rroku u bën të fala Bilal Kasemit dhe Ziadin Selës. Ali Ahmeti ngadhnjeu përsëri. Maratonomaku i lirisë ia imponoi kryeministrit Zaev dorëheqjen nga dorëheqja.
Qeveria nuk ra. Kori i kukuvajkave i dirigjuar nga Mickovski u shpartallua. Le të vazhdojnë refrenin e qyqeve:
“Kuku Isuf-kuku Istref”. Urime vëlla.