Iraku po përgatitet të ekzekutojë dhjetëra bashkëshorte të luftëtarëve të ISIS në hakmarrje të dëmit që kanë shkaktuar terroristët.
Nga ana tjetër, këto gra janë lutur për t’i falur me pretekstin se janë viktima. Atyre iu dha 10 minuta kohë për t’u lutur për jetët e tyre përpara se gjyqtarët të merrnin vendimin fatal.
Shumica e grave akuzohen nga gjykata në Irak për mbështetjen e tyre ndaj bashkëshortëve militantë të ISIS.
Një prej bashkëshorteve, një qytetare franceze e quajtur Djamila Boutoutao, 29 vjeç, u shfaq në gjykatë muajin e kaluar duke thënë: “Mendova se u martova me një reper. Vetëm kur mbërrita në Turqi e kuptova që bashkëshorti im ishte xhihadist.
Unë jam viktimë, bashkëshorti im më rrahu dhe më kyçi kur i thashë se nuk doja ta ndiqja atë në Irak”.
Djamila është një prej 1900 shtetaseve franceze që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar kalifatit.