Kujtim Fejzullai nga Qellopeku u Tetovës, si u shëndërrua nga futbollist në terr*orist

Gazetari austriak, Florian Klenk, ka thënë se duhet të jepet përgjigje se si Kujtim Fejzullai nga një futbollist i dashur në një klub austriak ishte shndërruar në një ekstremist e su*lmues terr*orist.
“Për mua, një pyetje mbetet: Pse një njeri që ishte duke luajtur në një klub të Vjenës ishte radikalizuar për ca vite dhe ka ekz*ekutuar katër persona. Çfarë ndodhi ? Kjo është një çështje që kërkon hetim”, ka shkruar Florian Klenk.

Fejzullai më 13 qershor të vitit 2015 ishte regjistruar si futbollist në një klub austriak, por kjo kishte zgjatur shumë pak kohë, pasi i njëjti kishte marrë rrugë krejtësisht të gabuara.
Madje 20-vjeçari në vitin 2019-të ishte përpjekur t’i bashkohej organizatës terr*oriste IS*IS, dhe për këtë ishte dën*uar me 22 muaj bu*rg, por ishte liruar para se t’i përfundonte dë*nimi.
Ndryshe Fejzullai aku*zohet se i ka vr*arë 4 persona dhe i ka pla*gosur 22 të tjerë, 7 prej të cilëve po luf*tojnë ende me vde8kjen në spital në su*lmin e mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë