Kujdes për ata me rrogat e larta në Maqedoni, nga sot tatimi…


Nga sot, nuk ka më tatim të sheshtë dhe aplikohet tatimi progresiv i të ardhurave personale. Zgjidhja ligjore parasheh mbajtje të normës tatimore prej 10% për të ardhurat e realizuara deri në 90 mijë denarë në muaj. Gjithçka që është mbi këtë shumë do të tatohet me 18%. Qeveria mendon se ka marrë një vendim të drejtë, por me këtë nuk pajtohet opozita dhe një pjesë e madhe e ekspertëve.

Kjo do të thotë se për të ardhurat deri në 90 mijë denarë në muaj tatimi do të mbetet 10% siç ka qenë deri më tani, ndërsa vetëm për pjesën e të ardhurave që i tejkalojnë 90 mijë denarë do të paguhet edhe 8% shtesë- deklaroi Dragan Tevdovski – Ministër i Financave.

Me fillimin e vitit të ri, fillojnë edhe rregullat e reja në sigurimin pensional. Reforma e Qeverisë parashikon që kontributet e pagave do të rriten për 0.5%, ndërsa punëtorët me stazh me përfitime dhe ata që kanë lindur deri në 1 janar 1967 do të kenë mundësi të kthehen në shtyllën e parë pensionale. Përllogaritjet e Qeverisë janë se kjo do ta reduktojë vrimën në Fondin Pensional për rreth 35 milion euro.