Një mërgimtar ka apeluar që të gjithë ata që kalojnë nga Kroacia, të bëjnë kujdes në këtë shtet, pasi po gjobiten nga policë civilë.
Muaji korrik dhe gusht pritet të sjellë numër të madh të mërgimtarëve, që vijnë nga shtetet e ndryshme Perëndimore.
Rruga të cilën e përdorin më së shumti është ajo nëpër Kroaci dhe Serbi.
Në shtetin e parë, shpesh ka policë civil të cilët gjobitin çdo person që tejkalon shpejtësinë ose bën kundërvajtje.
Së fundi, dje një person është gjobitur në Kroaci me të holla, për shkak të thyerjes së rregullave të komunikacionit.
Këtë e ka bërë të ditur një mërgimtar që ka qenë duke ardhur për në Kosovë.
“Kufiri Kroaci – Serbi, Audi A6 ngjyrë e zezë polici civil, mos bjerni në provokime, se para pak kohe e dënun një person me BMW”, ka shkruar ai.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij.