Kujdes, mos u ngutni me Krushopekun! Veçanërisht ju të dashur kolegë!

Shumë sinqerisht dhe pa asnjë tendencë dua të ju alarmoj dhe apeloj që të gjjthë të kemi kujdes të veçantë me rastin e drogës në Krushopek. Mos u ngutni të njëllosni e dëmtoni një biznesmen dhe kompani duke u ngutur me vëerësimet “kriminel”, “narko bandë” e të ngjashme.
Në rradhë të parë duhet të respektojmë prezumin e pafajsisë dhe deri sa të shohim dëshmitë ose tpaktën vendimin e hetuesisë nuk guxojmë të gjykojmë. Arsyeja e dytë dhe më e gjërë është vetë përmbajtja e gjithë këtij rasti dhe mënyra si plasohet.

Ka shumë dyshime dhe informata që kanë siguruar mediat në Shqipëri se porositësit e vërtetë të drogës fshihen jashtë shtetit tonë. Policia italiane ka konfiskuar drogën e zbuluar në kamion dhe të njëjtin e ka lëshuar të vazhdojë rrugën pa i dhënë asnjë sinjal vozitësit ose grupit se kanë zbuluar drogën. Sipas gazetarit Artan Hoxha, kamioni ka vazhduar për në Mal të Zi ku ka qëndruar disa ditë dhe porositësit fillimisht nuk janë paraqitur për të mar mallin. Sipas informacioneve të tij, porositësit ose banda kanë dyshuar se mund të jenë zbuluar nga policia dhe kanë ndryshuar rrugën dhe destinacionin, që fillimisht thuhet se ka qenë Sllovenia e më pas është drejtuar për në Shqipëri dhe përmes Shqipërisë në Maqedoni.

Kjo skemë ka shume arsye logjike. E para, përse duhet që një kompani nga Shkupi me traditë shumëvjeçare në import të transportojë bananet me kamion me targa të Malit të Zi? Pyetja e dytë, përse malli që duhet të arrijë nga Italia në Maqedoni duhet të kalojë nëpër Mal të Zi kur dihet se të gjitha mallrat e tjerë nga Italia vijnë përmes porteve në Shqipëri? Kjo e bën më të sigurt teorinë se kamioni është nisur për në Slloveni dhe më pas ka ndryshuar trajektoren. Përse duhej të bëhet ky ndryshim? Shumë e thjeshtë, të mos kapen porositësit e vërtete dhe policia të dekoncentrohet në një vend krejt ndryshe dhe tek ndonjë “viktimë” që s’ka të bëjë me autorët e vërtetë. Përse në Krushopek? Është fshati më i afërt me fshatin Gërçec që shumë herë në buletinët e policisë dhe në media është përfolur dhe ka qenë target i aksioneve policore. Përse tek ajo kompani? Sepse është kompania më e madhe në rajon për import të bananeve, ndoshta dhe e vetmja dhe logjikisht që bananez duhet të përfundojnë tek tregëtarët e bananeve dhe s’mund të përfundojnë në ndonjë kompani me vepritari tjetër. Në këtë rast ka dhe shumë arsye se si mund të jetë futur në lojë tregatari. Më e lehta është një ofertë e majme për ta furnizuar me banane me një çmim më të lirë dhe me arsyetime që shpesh i dëgjojmë në treg: falimentim të kompanive, porosi e tepruar, porosi e refuzuar, porositësi i patë se ka kryer pagesën, etj etj etj. Çdo tregtar do të mund të binte në oferta ta tilla.

-Përse besoj në mundësinë që kompania e pronari të jenë të pafajshëm?

Në rradhë të parë nga ajo që kam hetuar deri më tani, bëhet fjalë për një kompani dhe biznesmen të njohur dhe dëshmuar me tregëti legale dhe distributor serioz i bananeve për vite me rradhë. Asnjëherë deri më tani, as gjatë importit dhe as gjatë shitjes me shumicë dhe pakicë nuk është përlyer e as është dyshuar për ndonjë veprimtari ilegale ose kundër ligjit, e aq më pak me narkotikë. Andaj shtrohet pyetja se si mundet që një njeri që s’ka asnjë njollë në polici, për një herë të porosis 1.3 ton kokainë?

Ky lokacion është i vetmi që deri më tani policia ka kryer aksion dhe nuk ka gjetur as bandë, as armatim e as sasi tjetër të narkotikëve. Në çdo aksion tjetër ku gjendej drogë, gjendeshin edhe armë dhe persona që punonin ose siguronin vendin dhe mallin. Në Krushopek u kapën pronari, i biri dhe dy të tjerë, një punonjës dhe një vozitës. Ajo që u dëgjua në presin e ministrit të punëve të brendshme ishte se fillimisht në depo është kapur i biri dhe më vonë derisa është zhvilluar aksioni rastësisht ka ardhur edhe babai, pronari i kompanisë. Cili narko diler fut të birin në gojë të ujkut kur dihet se narkodilerët gjithmonë kanë argatët e tyre që punojnë. E nëse e ka futur të birin, sa naiv mund të ketë qenë që më pas të vije edhe personalisht dhe të dy të bien në dorë të policisë?
Çfarë narko bande paska qenë kjo, pa drogë tjetër në objekt ose shtëpi, pa grup të armatosur, pa asnjë plumb në depo dhe shtëpi dhe aq “kriminel” naiva saqë babë e birë vijnë njëri pas tjetrit në vend ngjarje!???

Ajo që për mua e bën edhe më të dyshimtë gjjthë rastin është ngutja e ministrit për të lidhur rastin me krimin dhe pushtetin aktual, (tendencë për të politizuar rastin) duke gjykuar madje edhe skema të tjera larje parash, etj etj… Ngjashëm si në rastin “Monstra” kur Jankullovska i quajti terrorist islamik edhe gratë plaka dhe dhjetëra të arrestuar pa faj.

P. S. Në asnjë mënyrë nuk dua as unë të ngutem e të gjykoj si të pafajshëm personat e dyshuar në këtë rast, mund që të gjitha dyshimet e mia të bien në ujë. Por, të mos ngutemi e ti gjykojmë njerëzit e suksesshëm që në punën e tyre kanë shumë pak (ose aspak) dyshime përballë një rasti që si rast është fund e krye i dyshimtë. Kam dhe shumë dyshime të tjera që nuk guxoj ti plasoj për mos penguar hetimet, ndërsa publikisht ftoj familjarët që nëse ndjehen të pafajshëm të bashkëpunojnë me ne dhe gjitha mediat dhe të thonë fjalën e tyre në rast se ndjehen se u bëhet ndonjë padrejtësi ose kurth!