Kujdes me cigaret në Greqi, gjobat janë nga 200 deri në 5000 euro!

Hedhja e bishtave të cigareve në mjedis mund të shkaktojë zjarr dhe për këtë arsye është absolutisht e ndaluar në Greqi. Gjoba për një shkelje të tillë është nga 200 deri në 5000 euro, varësisht nga zona në të cilën është kryer shkelja dhe nëse ajo kryhet në mënyrë sistematike, paralajmëron Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.

Nga dikasteri saktësojnë se sipas Ligjit kundër Pirjes së Duhanit, pirja e duhanit dhe konsumimi i produkteve të duhanit është plotësisht i ndaluar në të gjitha veturat, private apo publike, kur në to udhëtojnë të mitur nën moshën 12 vjeçare. Gjoba për pirjen e duhanit në prani të një fëmije nën moshën 12 vjeçare në veturë private është 1500 euro dhe në veturë publike 3000 euro dhe njëkohësisht hiqet patenta e shoferit për një periudhë 1 mujore.