Kujdes maskat! Vetëm dje policia në Tetovë dhe Gostivar shqiptoi dhjetra ďënime

Gjatë ditës së djeshme (15-shkurt) në rajonin e SPB Tetovë, për 21 persona (TE) dhe 23 persona (GV) janë përgatitur parashtresat përkatëse për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse të fytyrës. Gjatë kontrollit të kryer dje nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, është konstatuar se 71-vjeçari nga Çegrani i Gostivarit nuk e ka respektuar vendimin për izolim të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe se nuk ka qëndruar në shtëpinë e tij.