Kujdes, ja me sa vite bu*rg mund të dënoheni nëse përkrahni krimet ruse në Ukrainë (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike do të sanksionojnë të gjithë qytetarët, mediat dhe subjektet tjera që mbështesin kr*imet e dyshuara të lu*ftës kundër civilëve në Ukrainë, por edhe akte tjera të dhu*nës kundër popullatës civile. Këto dy institucione paralajmërojnë se sipas ligjeve në fuqi, çdokush që bën një akt të tillë mund të dënohet nga një deri në pesë vjet bu*rg.

Prokuroria Publike
“Miratimi ose justifikimi i gje*nocidit, kr*imeve kundër njerëzimit apo kr*imeve të lu*ftës paraqet kr*im sipas nenit 407 të Kodit Penal. Ligji parashikon se kushdo që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe justifikon akte të tilla, nëpërmjet një sistemi informacioni, dënohet me bu*rgim nga një deri në pesë vjet. Nëse vepra është kryer me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskr*iminimit ose dhu*nës ndaj një personi ose grupi personash, për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, etnike ose racore ose fetare, kryesi dënohet me së paku katër vjet bu*rgim”

Prokuroria dhe MPB kanë filluar hetimin për të gjithë që shkelin nenin 404 të Kodit Penal, i cili saktëson termin “kr*im lu*fte kundër popullatës civile”. Ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse hasen me situata të tilla të njëjtat t’i paraqesin.

Prokuroria Publike
“Prokuroria Publike dhe MPB-ja janë duke monitoruar në mënyrë intensive të gjitha deklaratat dhe komentet në rrjetet sociale lidhur me ngjarjet në Ukrainë, dhe në përputhje me kompetencat e tyre ligjore do të ndërmarrin veprime konkrete për ndjekjen penale të të gjithë autorëve, të cilët me njoftimet dhe qëndrimet e tyre publike mbështesin kr*imin. Apelojmë te qytetarët që nëse vërejnë raste të tilla t’i dënojnë pranë organeve kompetente”

Ky vendim i MPB dhe Prokrorisë ka arrdhur pasi në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut ka pasur komente nga më të ndryshmet, fyerje dhe mbështetje akteve të dhu*nës, në veçanti pas njoftimeve për kr*ime të mundshme nga Rusia në qytezën Buça, afër Kievit, ku janë parë qindra trupa të pajetë të civilëve.