Kujdes ekstrem gjatë hapjes, OBSH përmend tre vende që rrezikohen


Organizata Botërore e Shëndetit tha se është i nevojshëm “një kujdes ekstrem” tani që vendet fillojnë të dalin nga masat shtrënguese, raporton Reuters.

Gjermania më herët raportoi një përshpejtim të rasteve të reja me koronavirus pasi ndërmori hapa të hershëm për të lehtësuar bllokimin e saj. Koreja e Jugut, një vend tjetër që kishte arritur të kufizojë infeksionet e virusit, ka parë një shpërthim të ri në klubet e natës.

“Tani ne po shohim pak shpresë pasi shumë vende i kanë lehtësuar masat,”- tha Dr. Mike Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, në një vido-konferencë mediatike.

“Nëse sëmundja vazhdon në nivele të ulëta pa mundësinë e hetimit të grupeve, gjithmonë ekziston mundësia që virusi të aktivizohet përsëri,” tha ai.

Qeveritë në të gjithë botën po i mundon pyetja se si të rihapin ekonomitë e tyre, ndërsa ende ruhen nga Covid-19.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në të njëjtën konferencë se heqja e kufizimeve ishte “komplekse dhe e vështirë” dhe se “lehtësimi i ngadaltë, i qëndrueshëm i bllokimeve” ishte shumë i rëndësishëm.

Tedros tha se Gjermania, Koreja e Jugut dhe Kina kishin të gjitha kapacitetet për t’iu përgjigjur çdo rikthimi agresiv të koronavirusit të ri. /Opinion.al