Kufoma lihet në korridorin e spitalit në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është stërmbushur me persona të cilët janë të infektuar me Covid-19, ndërkohë që Kosova vazhdon të ketë shifra të frikshme të të vdekurve dhe të infektuarve me ketë virus.

Eshtë publikuar një foto ku shihet se si një kufomë është lënë në korridorin e Klinikës së Otorinolaringologjisë.
Kjo gazetë raporton se kufoma është lënë në korridorin e ORL-së sepse QKUK-ja është stërgnarkuar.