Viti 2022 do të jetë patjetër viti i formatit VR (virtual reality).Teknologjia e realitetit virtual do të sjellë shumë risi dhe nuk ka se si të mos përmendet emri i kompanisë Apple në këtë mes.
Apple pritet të lansojë produktin e saj VR kah fundi i vitit të ardhshëm, ndërkaq specifika e kësaj risie do të jenë kufjet VR/AR të cilat do të pasohen nga syzet AR që pritet të sjellin një “realitet të argumentuar”.VR do të sjellë edhe kompania e Zuckerbergut e sapo shndërruar në Meta. Ato do të mundësojnë realitet të përzier dhe ndjekje të fytyrës.
Listës së kompanive që synojnë realitetin virtual nuk i ka munguar as Sony. Marka do të lansojë PlayStation 5 i cili do të mundësojë lidhjen me VR, bashkë me gjurmim të syve, që pritet të jetë hiti i vitit në lojëra.
Teknologjia e realitetit virtual është duke përparuar me shpejtësi, megjithëse baza e saj tij është momentalisht tregu i lojërave.