Kufijtë e mbyllur por mërgimtarët po hyn e po dalin pa pikë problemi në Kosovë

Mërgimtarët po hynë e po dalin pa pikë problemi nga Kosova, nëpër pika kufitare edhe pse kufijtë ende nuk janë hapur me vendet në rajon, shkruan Gazeta Metro.

Me 14 mars të këtij viti Kosova mbylli gjithë kufijtë tokësor e ajror, duke ju dhënë mundësi bashkatdhetarëve që kishin mbetur jashtë territorit të vendit, që të kthehen në shtëpitë e tyre. E gjitha kjo ndodhi për shkak të mbrojtjes nga pandemia koronavirus.

Tre muaj pasi ky virus u shfaq në Kosovë, situata ka nisë të qetësohet dhe kanë filluar hapjet e lokaleve (merre me vete), biznese dhe shumë veprimtarive të tjera.

Më 1 qershor fillon faza e tretë e lehtësimit të masave, ku në këtë fazë pritet që të hapen edhe kufijtë me shtetet fqinje.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në fazën e tretë do të bëhet rivlerësimi i hapjeve të kufijve, aeroportit, ahengjet, banjat, panairet, pishinat si dhe klubet e natës.

Por ende pa u hapur mirë kufijtë, mërgimtarët po hyn e po dalin nga Kosova pa pasur fare problem. Ata po hynë e po dalin kah pika kufitare e Merdares dhe po ndjekin më pas rrugën për në Serbi, Kroaci e për të arritur në Gjermani, Zvicër, Slloveni, Austri.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook disa anëtarë që duket se janë mërgimtarë kanë publikuar fotografi gjatë rrugës që e kanë bërë për në Kosovë, apo edhe drejt shteteve perëndimore. Madje njëri nga ta ka publikuar edhe fotografi tek kufiri i Merdares.

Shumica e mërgimtarëve të ardhur në Kosovë janë nga Gjermania, Zvicrra dhe Austria. Derisa edhe ata qe po dalin nga Kosova, mësohet se jetojnë në këto shtete.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë me koronavirus kanë rezultuar pozitiv 1,052 raste, ku 30 prej tyre kanë vdekur dhe të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Deri më sot numri i të shëruarve nga ky virus në vendin tonë është 820.