Kufijtë e Greqisë mbeten të mbyllur për shtetasit e RMV-së deri më 14 maj

Vendimi i qeverisë greke për mbyllje të përkohshme të kufijve tokësorë dhe ndalesa për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, është zgjatur deri më 14 maj 2021, që do të thotë se fqinji jugor mbetet edhe më tej i mbyllur për qytetarët e Maqedonisë.
Vendimi i mëparshëm u lëshua të hënën, ndërsa në Gazetën Zyrtare të Greqisë, tashmë është botuar dhe vendimi i ri i cili hyn në fuqi më 3 maj dhe do të jetë i vlefshëm deri më 14 maj 2021 deri në 6 të mëngjesit me kohën lokale.

Sipas paralajmërimve nga Greqia nga periudha e kaluar, siç publikoi tashmë MIA, pritet që për dy javë kufijtë tokësorë të Greqisë të hapen dhe kufizimet të hiqen, ndërsa udhëtimi do të jetë ose me test negativ për kovid-19 ose me certifikatë vaksinimi.

Tani për tani, këto rregulla vlejnë për 11 vendet e treta, si dhe për shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe zonës Shengen, të cilat sipas vendimeve të mëparshme janë përjashtim nga ndalesa për hyrje dhe janë të liruar nga karantina e detyrueshme.
Në fuqi, edhe më tej është edhe rregulli i ri i prezantuar javën e kaluar, sipas të cilit testi i detyrueshëm PCR për hyrjen në Greqi vlen edhe për fëmijët nën moshën pesë vjeç.

Neni i parë i vendimit ministror i referohet kufijve tokësorë, përkatësisht kufizimit të përkohshëm të të gjitha lidhjeve tokësore (rrugore dhe hekurudhore) nga dhe për në vend “për arsye parandaluese për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja e mëtejshme e koronavirusit Kovid-19, si si dhe ndalesa për hyrje e personave përmes lidhjeve të përmendura, përveç nëse ata i plotësojnë parakushte specifike ”.

Për turistët për të cilët ndalesa nuk vlen, hyrja lejohet përmes pikave kufitare nga Bullgaria, Promahonas (Kulla) dhe Nimfeas (Makaza), me test negativ PCR të bërë deri në 72 orë para udhëtimit, por edhe nëse ata kanë një rezultat negativ nga prova e shpejtë e bërë në vetë kufirin.

Nuk ka ndryshime për vendkalimin kufitar Evozni (Bogorodicë) nga Maqedonia e Veriut, si dhe Kakavias nga Shqipëria, përkatësisht ta do të punojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19 me kohën lokale, hyrja lejohet vetëm për kategori të caktuara, me konfirmim për test negativ PCR dhe rezultat negativ tesi i shpejtë në vetë vendkalimin kuftiar të bërë nga autoritetet greke, në ditë lejohet në Greqi të hyjnë maksimum 400 persona, ndërsa megjithashtë është e detyrushme karantinë e brendshme 14-ditore.
Për transportuesit, Evzoni është i hapur nga ora 7 deri në orën 23 me kohën lokale, ndërsa ashtu si për udhëtarët e tjerë që lejohen të hyjnë, ashtu edhe për shoferët e kamionëve, rezultat negativ nga testi i shepjtë i bërë në pikën kufitare është parakusht për hyrje në Greqi.

Ndalesa për hyrje në vend nuk vlen për shtetasit grekë, për personat me leje qëndrimi dhe personat që jetojnë në Greqi, për hyrje të personave me arsye profesionale ose mjekësore absolutisht të nevojshme për të cilat i kanë dokumentet e nevojshme, si dhe tranzitin e automjeteve spitalore të cilët hyjnë në Greqi nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut për hospitalizimin e pacientëve që i përkasin stafit diplomatik, ushtarak ose administrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEKS-it në Kosovë.

Në të njëjtin vendim, në një nen të veçantë është edhe ndalesa e përkohshme për hyrje në Greqi e “të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje, në çdo mënyrë dhe me çdo mjet, përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore për arsye parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik nga përhapja e mëtejshme e Kovid-19 në territorin grek “.
Përjashtim, si deri më tani, janë shtetasit e Australisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Tajlandës, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe, SHBA-së, Rusisë, Ruandës, Singaporit, Izraelit dhe Serbisë.

Gjithashtu, përjashtim janë edhe kategori të caktuara të qytetarëve, të tilla si personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësorë, ata që kanë leje qëndrimi në një vend anëtar të BE-së ose në një vend nga zona Shengen, anëtarë të misioneve qeveritare, diplomatë, transportues, shoferë kamioni që transportojnë mallra, udhëtarë tranzit, studentë, persona që kujdesen për persona të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, si punëtorë sezonalë të bujqësisë.

Ekzistojnë rregullore të veçanta për shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe zonës Shengen, Britanisë së Madhe, SHBA-së, Emirateve të Bashkuara Arabe, Serbisë, Izraelit, Australisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Tailandës, Ruandës dhe Singaporit, të cilët janë të ndaluar nga karantina e detyrueshme dhe është lejuar hyrje ose me një test negativ PCR të bërë 72 orë para udhëtimit ose me konfirmim për vaksinim, me kusht që të kenë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi.

Për të gjithë udhëtarët që arrijnë në Greqi, është e detyrueshme ta plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger Locator Form).
Kufijtë e Greqisë për shtetasit e vendeve të treta, përfshirë shtetasit e Maqedonisë, janë mbyllur për gati 15 muaj, që kur vitin e kaluar, gjatë karantinës së parë në mars, u fut vendimi, ndërsa prej atëherë vazhdimisht zgjatet.
Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, në një mesazh televiziv për qytetarët dhjetë ditë më parë, kur kumtoi lehtësimin e masave, paralajmëroi se më 15 maj “do të hapet turizmi”.