Kuadrot e Alternativës po bëhen gati! Grubi: Uroj për guximin dhe përgjegjësitë që kanë marrë

Tashmë janë të sigurtë disa nga emrat e kuadrove të partisë Alternativa, që do të udhëheqin me MEPSON, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Spitalin e tetovës. Burime të mediave brenda partisë jozyrtarisht kanë konfirmuar tashmë emrat e këtyre resoreve, ndërsa shtojnë se të premten do të mbahet mbledhje e kryesisë qëndrore, ku do të definohen të gjithë emrat dhe resoret që ka marrë partia e Gashit me hyrjen në Qeveri.
MEPSO – Orhan Murtezani

Ministria e Shëndetësisë – Bekim Sali

Ministria e Shoqërisë Informatike – Admirim Haliti

Zv/ministër i Arsim – Lulzim Aliu

Drejtor i Spitalit Klinik, Tetovë – Amir Elezi

Fondi Pensional dhe Ivalidor – Tetovë

Me marrëveshjen Zaev-Gashi, u prekën edhe resorët e BDI-së, e cila është partner koalicioni me LSDM-në. Mirëpo si e vlerësojnë nga partia e Ahmetit hisen që mori partia e Gashit? Artan Grubi nga BDI thotë Gashi ka negociuar për postet vetëm me Zaevin, duke shtuar se i inkurajon Murtezanin dhe Salin që në pandeminë me Covid-19 dhe krizen energjetike do të udhëheqin me këto institucione.

“Të merret përgjegjsi, unë nuk i njoh personalisht kuadrot e Alternativës, por e konsideroj si shumë të guximshme marrjen e përgjegjëisë në mes të krizës energjetike, në një resurs energjetik, krizës shëndetësore, pikërisht në Minsitrinë e Shëndetësisë, pas Venko Filipçes, uroj që të jenë aq të suksesshëm “, pohoi Artan Grubi, zv/kryeministër.

Përveç kësaj Grubi tha se me ardhjen e Alternativës në Qeveri, BDI fitoi stabilitet të shumicës parlamentare për të zhvilluar çështjet e veta programore, jo vetëm të BDI-së por edhe të Qeverisë në përgjithsi, vendi fitoi stabilitet dhe kohë për të realizuar projektet./TV21