Këtë vit 18 persona janë kafshuar nga gjarpërinjtë (VIDEO)

Gjarpinjtë janë zvarranikë të cilët në rast të kafshimit mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. E gjatë këtij viti, kafshimet nga ta kanë qenë mjaft aktuale në Kosovë, ku vetëm nga muaji prill, në Klinikën Infektive në QKUK, janë paraqitur gjithsej 18 raste të kafshimit nga gjarpinjtë. Në disa prej rasteve, është bërë edhe ndërhyrje kirurgjike.

Nga prilli e deri më sot, gjithsej 18 raste të kafshimit nga gjarpërinjtë janë paraqitur në QKUK.

Gjarprinjtë janë zvarranikë të cilët mund të paraqesin rrezik për njeriun në rast të kafshimit.

E ata janë kthyer pothuajse në një fenomen këtë vit në Kosovë.

Kjo për shkak se vetëm nga muaji prill e deri tani, 18 persona kanë kërkuar trajtim në Klinikën Infektive të QKUK’së, për shkak të kafshimit nga gjarprinjtë.

Nga këto raste 15 kanë qenë në gjendje më të rëndë.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKU Hamdi Ramadani ka thënë se ky numër është i madh për këtë periudhë.

Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive “Nga muaji prill e deri më sot ne kemi ndal në mjekim ose trajtim në klinikën tonë 14 raste… Gjendja e të gjithë këtyre rasteve të cilat janë ndal ka qenë e rëndë, në kuptimin që këta kanë manifestuar së pari ato që ne i quajmë simptoma të përgjithshme, plogështi, lodhje, të vjella. Së dyti, kanë qenë simptomat karakteristike në vendin ku ka ndodh kafshimi, më së shumti në dorë ose në ekstremitetet e poshtme me enjte të madhe, këmba ka qenë plotësisht e palëvizshme,

Në këto 14 raste të kafshimit nga gjarpërinjtë, Ramadani tha se ka pasur raste ku është dashur të bëhet edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Në Klinikën Infektive sipas drejtorit Hamdi Ramdani ka rezerva të mjaftueshme të terapisë që merret në rastet kur dikush kafshohet nga gjarpri.

“Pra, janë serume të cilat merren, ruhen, janë të përgatitura mirë dhe të cilat ruhen në frigorifer me temperaturë minus 3 ose 4, të cilat ne i posedojmë edhe në klinikën tonë, po kemi edhe sasi në rezervë edhe në Barnatoren Qendrore. Do të thotë kemi rezerva diku 10 doza, të njëjtën dozë e kemi edhe në Barnatoren Qendrore të QKUK-së”,

Nga këto 18 raste të kafshimit nga gjarpërinjtë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të QKUK-së, pacientët kanë qenë nga komuna të ndryshme të Kosovës, ku ka pasur raste nga Prishtina, Podujeva, Skenderaj, Drenasi, Lipjani, Graçanica, Hani i Elezit dhe Mitrovicës.