Ku u shfaq koronavirusi 8 vite më parë?

Koronavirusi u shfaq për herë të parë në mesin e punëtorëve që pastronin jashtëqitje nga një minierë kineze në vitin 2012 dhe mund të mos ketë ardhur nga tregu Wuhan, thonë disa nga shkencëtarët.

Gjashtë minatorë u sëmurën me një virus të ngjashëm me pneumoni në minierën Mojiang në provincën Yunnan në jug-perëndim të Kinës tetë vjet më parë. Minatorët kishin kaluar dy javë duke hequr jashtëqitjet e lakuriqëve të natës, ku tre prej tyre ndërruan jetë.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, mjeku Li Xu, i cili trajtoi minatorët, përshkruan se si pacientët kishin ethe, kollë të thatë, dhimbje gjymtyrësh dhe dhimbje koke. Këto janë simptoma që ne i shoqërojmë tani me COVID19 sipas virologut Jonathan Latham dhe biologut molekular Allison Wilson.