Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata finale e “BBVA”. Fitues i këtij edicioni është shpallur Luiz Ejlli.
I pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se ku do ta shpenzojë shumën prej 100 mijë eurosh ai dha përgjigjen e papritur, shkruan Indeksonline.
Ai tha se këto para janë për të dhe Kiarën se janë pasuri pas martesore.
“Unë du me i shtu edhe do tjera me ble një shtëpi e me jetu me Kiaren”, tha ai, deklaratën e plotë mund ta ndiqni nga 3:35:14.
Por, duhet kujtuar që në fillim ai ka thënë se nëse do ta fitoj këtë çmim, do t’ia dedikoi nënës së tij.
“Du me fitu e t’i them nanës që s’ke nevojë me punu më”, kishte thënë ai.