Nga: Lindita Skenderi
Ku janë të gjithë ata që sillen sikur janë besimtarë të devotshëm nëpër rrjete sociale? Lojërat e fatit janë kanceri i çdo shoqërie, e sidomos i kësaj tonës që është me të vërtetë e varfër. Ku janë studentët që lëshojnë ligjeratat dhe shkojnë të falen në xhami? Ku janë vajzat e reja që kanë vëllezër, nesër do të kenë bashkëshortë edhe fëmijë të cilët do të kalojnë kohën e lirë nëpër këto vende të mallkuara?
Janë në kafene ose në shtëpi por nuk kanë kohë të luftojnë të keqen.
O njeri i dashur, të mos luftosh kundër të keqes është njejtë si të bësh keq.
Për të gjithë besimtarët që nuk patën kohë të bashkangjiten në protestë. Edhe për ata që hanë bukë dhe rrisin fëmijët e tyre me para që fitojnë nga këto biznese. Lumturia dhe pasuria e pafund që shijoni sot nuk do të jetë e përjetshme. Mos u sill si besimtar vetëm se agjëron por iftarin që e ha e ke nga paraja e ndonjë bastoreje ose kazinoje. Do të mallkoheni nga shumë nëna të cilave i’u është djegur shpirti.
[2.219] Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “ Që të dyja janë mēkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre.
[5.90] O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës ( për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.
Kjo rrugë do të jetë shumë e gjatë, por nëse luftojmë të gjithë bashku do të ketë rezultate.