Ku ishte Mijallkovi? Ruskoska, Spasovski dhe Mijallkovi me deklarata të ndryshme

Askush nuk e dha një përgjigje të njëjtë në pyetjen: Se ku ishte Sasho Mijallkov meqë nuk arritej të kapej nga policia?
Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e K*rimit të Organizuar dhe Korru*psionit Villma Ruskovska gjatë ditës deklaroi se Mijallkov është arr*atisur nga Kumanova për jashtë shtetit.
“Burimi më tha se Mijallkov do të ikë nga vendi përmes hapësirës së gjelbër te pika kufitare në Kumanovë”, tha Ruskovska.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij për media nuk pranonte se mund të bëhej fjalë për arr*atisje dhe tha se ai është në Shkup.
Ndërkaq, i kërkuari, Sasho Mijallkov dha një deklaratë krejt ndryshe. Nuk tregoi vendin ku ka qenë, por se tha se ka qenë në izolim pasi ka pasur simptome të koronavirusit.
“Më vjen keq për këtë. E kuptova në mëngjes dhe erdha të paraqitem që të marr vendimin. Dje kam qenë shumë i sëmurë, me temperaturë deri në 40. Në mëngjes e kuptova për këtë që po ndodh. Isha i izoluar, sepse kisha simptome të koronës, kisha temperaturë dhe kokëdhimbje”; tha Mijallkov para Prokurorisë pasi erdhi ta marrë vendimin për arr*est shtëpiak.

Arr*esti shtëpiak i është shqiptuar për t’iu siguruar prezenca në seancën për aktvendimin e rastit “Target-Fortesa”, e cila duhet të mbahet më 26 shkurt e ndërkaq Mijallkovi është ndër të aku*zuarit kryesor.
Kurse, organet e rendit ka tre ditë që e kërkojnë Mijallkovin për t’ia dhënë këtë vendim të masës, por nuk e gjetën, derisa ai vet u paraqit në Prokurori.