Ku ishte më ftohtë dhe ku pati më shumë borë

Më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës, ku këtë mëngjes deri në ora shtatë janë matur 47 centimetra, më pas në Kodër të Diellit 25, Pozharanë 23, Krushevë 22, Manastirë 13, Gjurishtë 9, Ohër 5 dhe Berovë tre centimetra.

Sipas entit hidrometeorologjik temperaturat më të ulëta në mëngjes janë matur në Hanet e Mavrovës -12, Manastir -7, Kriva Pallankë, Dibër, dhe Kodra e Diellit janë matur -5 gradë, Krushevë -4, Tetovë, Berovë dhe Pretor -3, Prilep dhe Strumicë -2 dhe në Vinicë -1 gradë. Më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli ku janë matur 5 gradë Celsiusë.