Ku gjendet Sulejman Rexhepi?

Ku gjendet Sulejman Rexhepi ish Reisi i BFI-së në Maqedoninë e Veriut, kjo është pyetja që po parashtrojnë qytetarët pas ndryshimeve të paradoditshme në BFI.

Janë ngritur dyshime që këtë veprim e ka përgaditur vetë Rexhepi që të shpëtojë nga shantazhet dhe kërcënimet e shumta që dyshohet se po ia bëjnë grupe të ndryshme.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut shkarkoi nga detyra kryetatin e deritanishëm Sulejman Rexhepi në mbledhje të mbajtur në Myftininë e Gostivarit.

Në vend të tij për ushtrues detyre u caktua Shaqir Fetahu, kryetari i deritanishëm i Myftinisë së Gostivarit.

Vetë Shaqir Fetahu lexoi vendimin pas mbledhjes së mbajtur në myftininë e Gostivari. Ai tha se vendimi hyn në fuqi dhe se ka përkrahjen unanime të myftinive. Që atë ditë, respektivisht që nga dita e Bajramit, Rexhepi nuk është paraqitur në opinion. /lajmpress/