Mbështetësi i Arabisë Saudite, i cili u bë viral duke tallur Lionel Messin drejtpërdrejt në televizion, tani po mbështet Argjentinën në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”. Arabia Saudite bëri një nga befasitë më të mëdha në historinë e Kupës së Botës pasi fitoi 2-1 ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë të Grupit C muajin e kaluar.
Ndjehet si një jetë më parë, por dukej si Messi dhe ekipi i tij ishin të destinuar për një eliminim të hershëm nga gara. Një tifoz, në veçanti, vendosi ta tallë menjëherë pas ndeshje. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, tifozi i paidentifikuar i Arabisë Saudite iu afrua kamerës për të bërë të ditur ndjenjat e tij.
“Më falni, ku është Messi?”, ishte pyetja e tifozit në formë tallje dhe i zbuluar me ngjyrat dhe fanellën e kombëtares së tij. Burri më pas kontrolloi xhepat e gazetarit për të ‘gjetur’ shtatë herë fituesin e Topit të Artë. Ndoshta një nga videot më të mira që doli nga turneu i këtij viti, u bë shpejt virale në mediat sociale. Forma e të dyja skuadrave do të shkonte në drejtime të kundërta pas asaj ndeshje. Argjentina nuk është mposhtur që atëherë, me rezultatin e saj të fundit një fitore komode 3-0 ndaj Kroacisë.
Ndërkohë, Arabia Saudite u mund nga Polonia dhe Meksika, të cilat e panë të përfunduan në fund të Grupit C, duke u eliminuar nga gara. Tifozi në fjalë tani ka ndryshuar besnikërinë e tij në mes të turneut. Ai u intervistua jashtë Lusail Stadium të martën, duke mbajtur syze dielli të njëjta sikurse në videon virale, veçse tani mbante një shall të Argjentinës.
Ndoshta paraqitjet e Messit në Katar e kanë bërë atë të ndryshoj mendim. Messi ka shënuar pesë gola dhe tre asistime në gjashtë ndeshjet e tij deri më tani, duke e vendosur atë në krye të renditjes së Këpucës së Artë me Kylian Mbappe.
https://twitter.com/Mohaas10Messi/status/1603013306192740354?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1603013306192740354%7Ctwgr%5E358d32fab1e48bf2e3e6d133471b5a4a4d028e3f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklanmacedonia.mk%2Fku-eshte-messi-tifozi-i-arabise-qe-u-be-viral-eshte-bere-nje-mbeshtetes-i-argjentines%2F