Kthimi i nxënësve në shkolla, ja si përgjigjet Carovska

Modeli ynë është hibrid që nga fillimi i vitit shkollor dhe mund të them se është stabil, në lidhje me gjendjen e vazdhueshmërisë së procesit arsimor.

Për momentin ky model duhet të praktikohet kështu u përgjigj fillimisht ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska e pyetur nëse pritet që nxënësit të kthehen në shkolla pas rënies së rasteve me Covid-19.

“Deri sa nuk ka ndryshim tjetër të situatës vazhdojmë me të njëjtin model. Nëse ka ndryshime dhe marrim leje nga Komisioni për Sëmundje Infektive atëherë mund të diskutojmë për këtë çështje”, tha ministrja Carovska.