“Kthehu Ali Ahmeti se e rëndë jeta pa shofer, kartelë zyrtare dhe shfalerkë”, ironizon gazetari Furkan Saliu

Pas Tetovës, edhe në Shkup është shfaqur një mbishkrim “Ali Ahmeti, kthehu”. E me këto mbishkrime ka ironizuar gazetari i njohur, Furkan Saliu.

Në statusin e tij ai shkruan se ata që kërkojnë kthimin e Ahmetit si duket nuk janë ngopur edhe pas 20 viteve pushtet.

“Mirëmëngjes popull i vuajtur. Qeveria don burra, Hajni nuk fryhet qe 20 vjet. Kthehu Ali Ahmeti se e rëndë jeta pa shofer, kartelë zyrtare dhe shfalerkë”, ka shkruar Saliu.