Kthehet ekipa në krye me komandant Avni Ametin nga Turqia

Komuna e Tetovës ka njoftuar se ekipet e Njësisë Territoriale kundër Zjarrit me në krye komandantin Avni Ameti në orët e hershme të mëngjesit janë kthyer nga Turqia në Tetovë. Në emër të qytetarëve të Komunës së Tetovës duam t’i falenderojmë për kontributin e dhënë në shpëtimin e banorëve të prekur nga tërmeti. Njësiti ynë u angazhua në maksimum për të ndihmuar popullin turk me të gjitha kapacitetet e saja. Pak në numër por me zemër të madhe, NJTKZ ka bërë krenar çdo qytetar të vendit me veprat e tyre.

NJTKZ do jetë çdoherë pranë të gjithë atyre që do kenë nevojë, pasi ky është misioni i tyre.

Urojmë që fatkeqësitë e tilla të mos përsëriten asnjëherë!