Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) sot ka dalë në pro*testë paralajmëruese para Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke shprehur pakënaqësinë për mosharmonizim të pagave.
Prej kohësh nga KSl kërkohet harmonizimi i pagave me pagën minimale në mënyrë që të mos ketë situata në të cilat punonjësit në pozita të ndryshme dhe me nivele të ndryshme arsimore marrin të njëjtën pagë. Ata duan të ngrenë pikën për të ruajtur përhapjen e diferencës mes pagave të punonjësve të tjerë. Nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, kryesia e sindikatës paralajmëroi një grevë të përgjithshme.
Pro*testa do të nisë para Kuvendit nga ora 15:30 deri në 16:30 dhe do të vazhdojë para Qeverisë.
Për momentin, siç tha për AIM kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski, nuk ka paralajmërim për mbledhje në Qeveri.
Të mërkurën e kaluar në Qeveri në kuadër të Këshillit Ekonomik Social është diskutuar kjo çështje, por nuk është arritur marrëveshje konkrete, pas së cilës KSL ka njoftuar se mbetet në pozitë për të mbajtur protestën paralajmëruese. Nga ana tjetër, Qeveria tha se duhet të vazhdohet me dialogun social dhe nëse është e nevojshme të hapen marrëveshjet kolektive dhe të shihet nëse ka mundësi për harmonizim të pagave.
Mbështetje për pr*otestën, KSL mori nga disa sindikata të degëve, duke përfshirë Sindikatën për arsim, shkencë dhe kulturë.