KSL kërkon të kthehet vendimi për pagesën e 100 për qind të pagës për të sëmurët me Kovid-19


Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) sot reagoi në konkluzionin e fundit të Qeverisë me të cilin të sëmurëve me Kovid-19 nuk do t’u paguhet pagë 100 për qind.

Sindikata kërkon të kthehet vendimi i vjetër dhe të deklarohen të gjitha sindikatat nëse është e vërtetë se me nismë të tyre është shkurtuar kjo e drejtë. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kërkohet të thotë cilat organizata civile kanë kërkuar shkurtim të kësaj të drejte.
“Është e papranueshme që ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të thirret në sindikatat dhe organizatat joqeveritare që ta justifikojë këtë hap përfundimisht të turpshëm, me të cilin një nga të drejtat themelore të punëtorëve shkurtohen vetëm me konkluzion të Qeverisë. Edhe më pragmatike është të mos konsultohen partnerët socialë për një vendim të këtillë të rëndësishëm për të cilën me përgjegjësi pohojmë se askush nuk na ka konsultuar apo megjithatë ka pyetur”, thonë nga KSL-ja.

Përkujtojnë se nga fillimi i pandemisë kërkojnë që Kovid-19 të shpallet për sëmundje profesionale dhe bëjnë apel të bëhet vlerësim i përditësuar i rrezikut të vendeve të punës në pajtim me dëmin e ri biologjik siç thotë edhe Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe rregullores për rrezikun biologjik.