KSI sot vendos për skriningun e nxënësve

“Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të vendoset rreth skriningut të nxënësve nëpër shkolla”, tha dje ministri Bekim Sali.“Një nga pikat në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të jetë edhe skriningu i nxënësve. Sot do të vendoset se si dhe kur do të filloj skriningu. Javën e parë është shumë e rëndësishme që reagojmë shpejtë në rast se ka nevojë për marrjen e masave plotësuese”, tha Sali.

Sot fillon gjysmëvjetori i dytë me prezencë fizike. Fillimi i gjysmë-vjetorit u prolongua për dy javë për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend.