KSI: Nuk ka rekomandim për masa të reja kufizuese

Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka mbajtur mbledhje ku nuk janë propozuar masa të reja kufizuese për mbrojtje nga Kovid-19, kanë thënë për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

Mbetet apeli për respektim të plotë të masave që janë në fuqi siç janë ndalesa për punë të objekteve hotelerike pas orës 21,

grupimi i më shumë se katër personave gjatë 24 orëve si dhe respektimi maksimal i protokolleve të të gjithë operatorëve ekonomikë.