Për 40% është ulur incidenca e shpërndarjes së virusit në popullsi në nivel të tërë shtetit me fillimin e vitit shkollor, krahasuar me shpërndarjen e virusit në dy javët e fundit në gusht, tregon analiza epidemiologjike e fundit e Institutit të Shëndetit Publik.
Në analizën epidemiologjike është përfshirë popullata e moshës parashkollore, fillore, e mesme dhe ajo universitare.
Në moshën parashkollore dhe shkollor më i ulët është numri i të infektuarve krahasuar me moshën e grupeve, gjegjësisht të moshës prej 0-9 ka vetëm 3,9% Kovid pozitivë në shtet, thuhet në analizë.
Shpërndarja sipas qyteteve:
Në Shkup ka 139 filloristë të infektuar, 70 në shkolla të mesme, 70 nga universitetet dhe 28 fëmijë të moshës parashkollore.
Në Shtip 2 parashkollorë, 5 filloristë, 8 të arsimit të mesëm dhe 3 në universitete.
Nga dy fëmijë të infektuar të moshës parashkollore ka në Veles dhe Resnje, kurse 1 në Prilep.
Nga popullata në arsimin fillor, në Veles dhe Resnje ka nga 5 nxënës, 6 ka në Strumicë dhe Kavadar, kurse 8 në Prilep.
Në arsimin e mesëm në Veles ka 3 të infektuar, në Kavadar 7, në Prilep 4 dhe 2 në Strumicë.
Në arsimin universitar të infektuar me Kovid janë 6 në Veles, nga dy në Kavadar dhe Prilep dhe nga 3 në Strumicë dhe Resnje.
Nga MSh-ja përfundojnë se sipas këtyre të dhënave, nuk paraqitet nevoja për ndryshim të modelit arsimor.
“Sipas këtyre të dhënave dhe uljes së incidencës së shpërndarjes së virust, nuk ka nevojë për ndryshim të modelit të mësimit, konsiderojnë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.