KSI me propozim të ri për masat

Komisioni për Sëmundje Infektive, sot ka propozuar që të hiqet urdhëri për t’u mbajtur maskat mbrojtëse në ambientet e mbyllura, përpos në spitale, barnatore, shtëpitë për persona të moshuar dhe në autobuse. Në të gjitha vendet tjera, maskat nuk janë të detyrueshme, përpos nëse qytetari vullnetarisht dëshiron të mbajë maskë.