KSI mblidhet sot, a do të ketë masa të reja?

Komisioni për sëmundje infektive të premten do të mbajë mbledhje, në të cilën do të diskutohet rreth gjendjes me koronavirusin në vend.

Sipas statistikave të diteve te fundit, mbi 30 për qind nga numri i përgjithshëm i të testuarve janë pozitivë, ndërsa nuk ka asnjë të vdekur.