KSI jep detaje për masat e reja antiCOVID

Nga java e ardhshme pesë covid-ambulanca në Shkup
Edhe përkrah rritjes së numrit të të infektuarve me covid – 19, nuk do të ketë masa shtesë parandaluese. Komisioni për sëmundje infektive në mbledhjen e sotme konstatoi se gjendja epidemiologjike është stabile dhe nuk ka nevojë të vendosen masa. Po ashtu, gjendja në spitale është stabile dhe barra më e madhe e sistemit bie mbi mjekët amë dhe për këtë gjatë javës së ardhshme, siç paralajmëruan nga komisioni, duhet të fillojnë me punë pesë ambulanta covid në territorin e qytetit të Shkupit, të cilat do të vendosen në hapësirat e pesë klinikave më të mëdha në Shkup, poliklinikën Idadia, në Gjorçe Petrov, Jane Sandaski, Çento dhe në Çair.

“Gjendja epidemiologjike, sipas të gjitha parametrave që i kemi, ndërsa më të rëndësishmit janë numri i të hospitalizuarve, numri i krevateve të lira në spitale, numri i të vdekurve, ende jemi në zonën e gjelbërt. Momentalisht hospitalizimi në Klinikën për Sëmundje Infektive është vetëm për 16 pacientë, si metodë e zbatuar. Kemi 9 pacientë që janë nën mbështetje të oksigjenit dhe vlerësojmë se sistemi ka ende hapësirë që të mbushet ajo pjesë”. – deklaroi Zllate Mehmedoviç nga KSI. /KlanMacedonia/