Komisioni për sëmundje ngjitëse ka rekomanduar shfuqizimin e certifikatave të vaksinimit në qendrat tregtare të vendit.
Nga KSI sqaruan se megjithatë në pjesën ku shërbehet ushqimi brenda qendrave tregtare dhe ku maska hiqet, certifikata do të vlejë. Siç tha kreu i KSI-së Aleksandar Petliçkovski, masat do të lehtësohen në mënyrë graduale varësisht nga gjendja epidemiologjike. Për momentin sipas tij, ka një qetësim të ndjeshëm të situatës.
“Ky është një hap në drejtim të lehtësimit të masave restriktive por gjithsesi se për zhvillimin e mëtejmë do të jemi shumë të vëmendshëm sepse nuk duam se njëherazi heqjen e masave dhe të kemi rezultate të pa pritura”, deklaroi Aleksandar Petlickovski, Kryetar i Komisionit për sëmundje ngjitëse.
Sa i përket çështjes së vaksinimi të popullatës, zëdhënësi i KSI-së Zllate Mehmedoviq njoftoi se nga sot të gjithë grupeve të rrezikuara të qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar me dozën e tretë, do të ju lëshohet sms porosi për vaksinim, duke iu treguar vendin, datën dhe orën e terminit.
“Terminë do tu caktohen të gjithë atyre të cilët nuk kanë pranuar dozën e tretë ndërsa i përkasin grupit të rrezikuar të qytetarëve nga infektimi me Kovid-19. Në këtë grup janë qytetarët mbi 65 vjeç, ata që kanë sëmundje shoqëruese dhe ata më të rinj se 60 vjeç dhe kanë disa sëmundje tjera shoqëruese. Tek këta qytetarë do të arrijë SMS porosi me termin të saktë të caktuar, të paraqiten në pikën e caktuar vaksinale”, u shpreh Zllate Mehmedoviq, Zëdhënës i Komisionit për sëmundje ngjitëse.
Deri më tash në Maqedoni tërësisht të vaksinuar janë vetëm 41 % e popullatës. Skriningu i nxënësve të shkollave fillore ka treguar se transmetimi i virusit korona brenda shkollave është vetëm 0,8% megjithatë KSI tha se mbetet në fuqi masa për mbajtjen e maskave gjatë procesit mësimor.