KSI-ja nesër pritet të vendos për masat e reja antikovid


Sonte nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit është ora e fundit ora policore, masë e cila ishte në fuqi që nga 10 marsi. Efektet e këtij intervali të ndalimit të lëvizjes së qytetarëve nesër do t’i shqyrtojë Komisioni për sëmundje infektive. Se a do të zgjatet e njëjta apo do të largohet në tërësi, do të bëhet e ditur në bazë te rekomandimeve të epidemiologëve. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk e përjashtoi mundësinë që kjo masë restriktive të shtrëngohen në 2 javët e ardhshme.

Ministria e Shëndetësisë
“Pritjet janë se pas zbatimit të një mase të caktuar, rezultatet do të jenë të dukshme pas 10 ditësh. Kjo nënkupton se në fillim të javës presim t’i analizojmë efektet e orës policore gjatë këtyre 11 ditëve”
Ndërkaq, vetëm në 24 orët e fundit, policia ka kapur disa qytetarë, të cilët kanë shkelur orën policore.

Ministria e Brendshme
“Prej mbrëmë, ora 22:00 deri sot, në ora 05:00, 28 persona janë kapur duke mos e respektuar këtë masë.
Gjatë ditës që lamë pas, janë sanksionuar 369 persona për shkak se nuk kanë mbajtur maskë mbrojtëse.”
Ministria e Punëve të Brendshme, edhe sot ka apeluar që të respektohet kjo masë dhe të tjerat që janë miratuar nga Qeveria për mbrojtje nga virusi. Maska mbrojtëse është obligim ligjor, dhe qytetarët duhet të mbajnë atë edhe në hapësira publike dhe nëse janë të vetëm.