KSI-ja kërkon shfuqizimin e dy masave, ja për cilat…

Komision për Sëmundje Infektive (KSI) do t’i propozoj ministrit të shëndetësisë e më pas edhe Shtabit të Krizës shfuqizimin e dy masave, e para ka të bëjë me certifikatat e vaksinimit dhe e dyta me gratë shtatzëna.“Komisioni për Sëmundje Infektive do ti propozoj ministrit të shëndetësisë dhe më pas dhe Shtabit të Krizës që në vendkalimet kufitare në dalje nga shteti të mos kërkohet certifikatë vaksinimi apo PCR Test, dhe masa e dytë që gratë shtatzëna të mos lirohen nga puna, por të vaksinohen dhe të vazhdojnë me punë”, tha Zllate Memedoviq, zëdhënës i KSI-së.