Nga e premtja deri më 21 janar objektet gastronomike do të punojnë deri në orën 18. Kështu rekomandon komisioni për sëmundje infektive. Në mbledhjen e sotme komisioni kërkoi gjithashtu që gjatë festave të fundvitit qytetarët të mos grumbullohen.
Gjatë kësaj periudhe, Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandon ndalimin e grupimit nëpër sheshe në kohën e drekës dhe celebrimin e Vitit të Ri, sikurse çfarëdo lloji të tubimeve për festat”-thonë nga Komisioni për Sëmundje Infektive, Rekomandimet e Komisioni për Sëmundje Infektive u bënë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit korona. Ndonëse gastronomia do t’i fikë dritat që nga ora 18:00, qytetarët bëjnë plane të tubohen nëpër vikend shtëpiza, në ndërkohë që mirëpresin masat e reja.
“Nëse gjithçka mbyllet nuk besoj se do të parandaloj infektimin, sidoqoftë të rinjtë do të gjejnë alternativa. Më mirë të mos i ndalojmë sepse gjithçka që është e ndaluar do të ketë kundre efekt.” “Nuk duhet të mblidhen, ashtu mendoj unë, por mesa shohë të rinjtë grupohen dhe nuk respektojnë asnjë rregull.”
Ofertat për pikat turistike dimërore të vendit prenotohen me të madhe përmes rrjeteve sociale. Në opsion iu mbeten edhe festimet jashtë shtetit. “Të rinjve ju sugjeroj që të rrinë pran familjeve të tyre në ambientet familjare nëpër shtëpia.” “Me familje, në shtëpi! Si gjithmonë, Vitin e Ri e kemi festuar nëpër shtëpi, pastaj kemi dal por tani nuk guxojmë se edhe ne vetë kemi gastronomi por tani një vite i kemi mbyllur objektin.”
Përderisa në ambientet e brendshme në fuqi mbeten rekomandimet që numri maksimal i personave të mos jetë më shumë se 30% e kapacitetit të objektit dhe të gjithë të jenë me maska edhe brenda. Në vigjilje të festave, sheshet në mbrëmje janë të stërmbushura. Qendra e Shkupit gjatë fundjavës ishte përplot, ashtu siç ishin edhe baret, kafenetë e restorantet.
Mbetet në fuqi edhe ndalesa për grupime jashtë nëpër hapësirat publike të jo më shumë se 4 veta. Iu apelojmë njësive të vetëqeverisjes lokale që të përforcojnë inspektimet për tu respektuar masa”-thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas autoriteteve, Komisioni do të dorëzoj edhe rekomandimet për grupime nëpër banesa gjatë festave, përkatësisht do të jep sqarime për tu respektuar rekomandimet për ndeja nëpër shtëpi. Për këto propozime Qeveria pritet të vendos në seancën e radhës.
Adnan Qaili