KSHZ u bën thirrje qytetarëve t’i kontrollojnë të dhënat e veta në Listën zgjedhore

Kryetari I Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski sot deklaroi se realizimi I zgjedhjeve lokale, siç ishte paralajmëruar dje. do të jetë me terminale për lexim të shenjave të gishtit, dhe se ata do të bëjnë gjithçka që kjo të zbatohet.
“Ne do t’I bëjmë të gjitha kushtet për ta zbatuar atë. Koha është e shkurtë, por konsideroj se duke pasur parasysh të gjitha rrethanat që ndodhën, do të kemi sukses në zbatimin e atij obligimi”, deklaroi Dashtevski, I cili tha se edhe ata janë në pritje të vendimeve të Kuvendit.

KSHZ në mbledhjen e sotme informoi se këto ditë është bërë përditësimi më I ri I Listës zgjedhore, ndërsa anëtarët e Komisionit u bënë thirrje qytetarëve t’I kontrollojnë të dhënat e veta në mënyrë elektronike në ueb-faqen e tyre gjatë tërë vitit. Komisioni përpunoi edhe video spot përmes të cilit u bën thirrje qytetarëve t’I kontrollojnë të dhënat e veta.

“Është me rëndësi qytetarët të dine se ka transparence më të madhe dhe të jenë aktivisht të kyçur në kontrollin e vazhdueshëm të të dhënave të veta. Për atë dedikim për here të parë që ta rrisim informimin, transparencën dhe qasjen, përpunuam video spot televiziv që do të shfaqet në medium”, informoi anëtari I KSHZ-së, Boris Kondarko.

Në mbledhjen e sotme u miratuan edhe rregullore për procedura për përditësim të Listës zgjedhore. Përditësimi I LZ po bëhet sipas detyrës zyrtare, me kërkesë të qytetarëve dhe gjatë zgjedhjeve të shpallura, përkatësisht referendumit. Përditësimi I rregullt me ligj bëhet në shkurt, maj. Shtator dhe dhjetor, ndërsa të dhënat merren nga MPB-ja.
Gjithashtu anëtarët e KSHZ-së miratuan edhe procedure për veprimet për ndarje të kontratave për furnizime publike dhe realizimit të tyre, si dhe ndryshim të Planit vjetor për furnizime publike.